Hajdeni, takohemi më 7 gusht në orën 23:59 në ambientin e brendshëm të Lumbardhit për Dokunights, ku GEZEGEN do të na transportojë në kufijtë mes botëve të brendshme. Ky event paraqet një anë tjetër të DJ-it dhe producentit të njohur nga Berlini, CEM, i cili, duke u bazuar në prapavijën e familjes së tij Sufi, zbulon momente qetësie që shijojnë bukurinë e të panjohurës.
Performanca e GEZEGEN do të përfshijë një dizajn skenik enigmatik dhe misterioz nga drejtori artistik dhe pjestar i Herrensauna, Mau Ventura (DJ Saliva). Bëhuni gati për kompozime tingujsh halucinative që përfshijnë këngë të shenjta dhe instrumente tradicionale që reflektojnë trashëgiminë Sufi të CEM-it.
Pasi fitoi vëmendje nga festat e famshme nëntokësore të Herrensauna, CEM ndoqi një rrugë të veçantë si DJ klubesh që nuk ka frikë të bëjë pistën e vallëzimit të ndjejë emocione të forta. Stili unik i histerisë emocionale të CEM u krijua në ambientin hedonistik të Berlinit të Herrensauna-s në vitet e fundit, dhe si një nga tre pjesetarët kryesore të festës, ai ka qenë në zemër të organizimeve që nga fillimi. Pasi festa organizuar tërhiqte gjithnjë e me shumë vëmendje, shkak kontributi i saj ndaj komunitetit queer të Berlinit, si dhe estetike e tyre autentike italo-metal, mundësia për të kaluar në Tresor erdhi natyrshëm, ku edhe përforcoi vendin e saj si një shtesë e unike në peizazhin e natës së Berlinit. Roli i CEM-it në gjithë këtë është i dyfishtë—së pari, si kurator i përzierjes unike të DJ-ve energjik dhe performancave live me një skaj feste industriale dhe së dyti, si një nga DJ-të e përhershëm. Ritmi i shpejtë i teknos së Herrensauna-s kompensohet nga prania enigmatike dhe përzgjedhja e tij. Ky është një element thelbësor i festës qe i ka dhënë CEM-it me meritë vëmendje botërore.
Me një preferencë për këngë të modifikuara të Britanisë së Madhe nga mjedisi bashkëkohorë i punëve më të ashpra të klubeve, dhe pa frikë nga breakbeats apo momente mërzie, ai është një DJ i rrallë që sjell intensitet edhe tek ata që hezitojnë të kërcejnë. Me prapavijën e tij për kulturën e klubeve queer për më shumë se një dekadë nga qyteti i lindjes, Viena—i rritur në atmosfera punk—CEM njeh mirë metrikën thelbësore të trazirave të paepura pas errësirës.

Other Events in DokuNights

Aïsha Devi
02 Aug
Dokukino Plato

47SOUL
03 Aug
Dokukino Plato

Agona Shporta
04 Aug
Dokukino Plato

Aleksi Perälä
05 Aug
Dokukino Plato

Actress
06 Aug
Dokukino Plato

Efterklang
07 Aug
Dokukino Plato

Gezegen
07 Aug
Dokukino Plato

Niksi / Tiran Willemse
08 Aug
Dokukino Plato

Gianmarco Donaggio
09 Aug
Dokukino Plato

Bambi / DJ TEETH / TPR / Leart Rama
09 Aug
Dokukino Plato
