Explorations in the evolving role of documentaries in shaping how we understand the world.
Immersive sessions led by acclaimed filmmakers offering deep insights into the craft.
A playful and engaging program designed to spark curiosity and creativity in children through films.
Thought-provoking installations and multimedia works that expand the documentary form.
Në këtë punëtori krijuese, fëmijët do të kenë mundësinë të shprehen përmes artit dhe të mësojnë për rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe riciklimit. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, ata do të krijojnë lojëra dhe objekte artistike nga materiale të riciklueshme dhe do të zbulojnë se si mund të mbrojnë mjedisin në jetën e tyre të përditshme.
Punëtoria do të zgjasë 3 ditë, ku në ditën e parë fëmijët do të mësojnë rreth riciklimit dhe si të veçojnë mbetjet e riciklueshme dhe të krijojnë objekte fantastike duke përdorur materiale të riciklueshme. Në ditën e dytë dhe të tretë, ata do të përgatiten për të krijuar lojëra, mobilje, instrumente, robotë.
Mosha 8-12 vjeç, 7-9 Gusht, nga ora 11:00-15:00
Friday, June 6
Një punëtori praktike dyditore që i fut të rinjtë në botën e shkencës së të dhënave dhe AI, duke mësuar Python, koncepte AI dhe krijimin e chatbot-eve.
Një punëtori kreative ku të rinjtë eksplorojnë performancën audio-vizuale live, mësojnë të kombinojnë imazhe në kohë reale dhe krijojnë vizuale me udhëzimin e artistit Gianmarco Donaggio.
Filmi 35mm është gjallë! Fëmijët eksperimentojnë me teknika argëtuese, përdorin makina vintage dhe krijojnë bashkë një film të shkurtër plot lojë.
Filmi 35mm është gjallë! Të rinjtë eksperimentojnë me teknika ndryshimi, përdorin makina vintage dhe krijojnë bashkë një film të shkurtër unik.
Një punëtori praktike ku fëmijët 11–14 vjeç eksplorojnë animacionin stop-motion, nga ideja te storyboard-i dhe filmi final i shkurtër, duke përdorur Dragon Frame dhe materiale kreative.
Një program i gëzueshëm yoga i udhëhequr nga Erëza Vokshi, ku fëmijët dhe të rinjtë zhvillojnë vetëdije, ekuilibër emocional dhe qetësi përmes ushtrimeve argëtuese, i ofruar çdo ditë si pjesë e programit DokuKids.
Një punëtori praktike mbi realizimin dhe montimin e filmave me telefon, për moshat 12–15 vjeç, duke përdorur smartphone për të eksploruar teknika kreative dhe të qasshme nën emrin “SmartLens,” e mundësuar nga IPKO në partneritet me Telegrafi.
Një punëtori dinamike për moshat 7–14 vjeç ku fëmijët eksplorojnë programimin e robotëve, krijojnë modele 3D, përjetojnë realitetin virtual dhe zgjidhin sfida matematikore me Jenga, të gjitha të dizajnuara për të zhvilluar kreativitetin, logjikën dhe aftësitë teknologjike, në partneritet me Cacttus Education.